“Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm

ShMP “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm. Në testim mund të konkurojë çdo nxënës që kryen klasën e nëntë, në web faqen  https://www.ykc.edu.mk/scholarship. Afati i konkurimit është deri më 09.04.2022.

Në testimin për bursë:

  • Nxënësit do të përgjigjen në pyetje nga matematika, kultura e përgjithshme dhe pyetje për përcaktimin e nivelit të intelegjencës.
  • Testimi do të jetë në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe gjuhën angleze.
  • Njohja e gjuhës angleze apo turke nuk është e domosdoshme për aplikim në testimin për bursë.
  • Poqëse nxënësit kualifikohen në 25 vendet e para në testimin për bursë do të marrin zbritje në shkollim (për Shkup, Tetovë dhe Strugë) sipas rradhitjes që vijon.

Vendi i 1-rë 100%,                     Vendi i 4-të 70%,                  Vendi i 10-13-të  40%,

Vendi i 2-të 90%,                        Vendi i 5-6-të 60%,              Vendi i 14-19-të 30%,

Vendi i 3-të 80%,                        Vendi i 7-9-të  50%,             Vendi i 20-25-të 20%.

Testimi për bursë do të mbahet më 10.04.2023 të dielën në ora 11.00

(Për ShMP “Jahja Kemal” -Shkup do të mbahet në shkollë dhe në shkollën fillore “11 Oktomvri”-Kumanovë, ShF “Vanço Prke”-Shtip, ShF “Bllaze Konevski”-Veles dhe ShF “Video Podgorec”-Strumicë.

Për ShMP “Jahja Kemal” -Tetovë-Bogovinë do të mbahet në shkollë dhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” – Gostivar.

Për ShMP “Jahja Kemal” -Strugë do të mbahet në shkollë dhe në ShF “Koço Racin” -Prilep, ShF “Sv. Kliment Ohridski”-Manastir, ShF “Sande Sterjoski”-Kërçovë dhe ShF “Penestia”-Dibër).


Shtuar 4.04.2022 01:12