Gara e 11-të me radhë për bursë Matematikë-Fizikë

Që nga dita e hapjes dhe fillimit të punës, Sh.M.P “Jahja Kemal” vazhdimisht organizon ose është mikpritës i disa aktivitete shkencore, sociale, kulturore, sportive e të tjera. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të motivohen nxënësit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shkencës dhe arsimit dhe si rezultat i suksesit të arritur në garë të shpërblehen dhe regjistrimi në shkollën t’u mundësohet me bursë.

Sh.M.P “Jahja Kemal” , më 13.03.2022 (e diell) duke filluar nga ora 10.00 organizon garën e 11-të me radhë për bursë Matematikë-Fizikë. I gjith organizimi dhe realizimi i garës do të zhvillohet sipas protokoleve të përcaktuara nga MASH për Covid 19.

Nxënësit nga shkollat ​​e komunave Karposh, Aerodrom, Kisella Vodë, Çair, Gazibabë, Butel, Gjorçe Petrov, Saraj dhe Suto Orizar mund të aplikojnë për Sh.M.P. “Jahja Kemal” – Shkup.

Për Sh.M.P. “Jahja Kemal” – Bogovinë-Tetovë mund të aplikojnë nxënës nga shkollat ​​e komunave Tetovë, Gostivar, Bogovinë, Zhelinë, Tearce, Bërvenicë, Jegunovcë, Vrepçisht dhe Mavrovo Rostushe.

Dhe në Sh.M.P. “Jahja Kemal” – Strugë mund të aplikojnë nxënës nga shkollat ​​e komunave të Strugës, Ohrit, Dibrës, Vevçanit, Manastirit, Prilepit, Resnjës, Kërçovës, Demir Hisarit, Drugovës, Debarcës, Qendër Zhupës dhe Plasnicës.

Paraqitja mund të bëhet në mënyrë elektronike, me postë ose personalisht.

Afati i fundit për paraqitje: 10.03.2022.


Shtuar 6.03.2022 14:07