Betohen tre nënkryetarët e rinj të Kuvendit të RMV-së

Deputetët në seancën e sotme votuan tre nënkryetarët e rinj të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Jovan Mitrevski i LSDM, Antonio Milloshoski i VMRO DPMNE dhe Vesna Bendevska e ZNAM do të jenë nënkryetar të Kuvendit gjatë kësaj përbërje parlamentare.

Paraprakisht propozimi mori dritë jeshile nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, ndërkohë rikujtojmë se BDI nuk propozoi kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit.

Në seancën e sotme të Komisionit kanë kaluar edhe propozimet për ekipimin e komisioneve tjera kuvendare.

Me shumicë të votave sot është miratuar Propozim – vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është pranuar kërkesa për realizimin e pagave pas përfundimit të detyrës së deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kërkesa për realizimin e pagesës së largimit me pension nga ish-deputetët, si dhe kërkesa për pagë pas përfundimit të detyrës si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.


Shtuar 14.06.2024 15:04

Tags: