MAQEDONI/ Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen 3 shqiptarë me 200 mijë euro marijuanë (FOTO+VIDEO)

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë maqedonase në tentativë për të trafikuar drejt Greqisë 65 kg marijuanë me vlerë 200 mijë euro.

Të arrestuarit janë K.K 25 vjeç, M.F 28 vjeç dhe F.B 42 vjeç, të gjithë nga Shqipëria.

Ndalimi i tyre u bë dje në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galicica.

Policia ndaloi dy automjete pasagjerësh, tip “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës.

Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K dhe pasagjer ishte M.F., dhe e dyta nga F.B, u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj marijuane, të paketuara në 44 pako.


Shtuar 19.05.2021 10:49