Beqiri pas djegies së makinerive: Projekti nuk ndalet, stadiumi i Shkëndijës do të përfundojë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar pas incidentit ku u dogjën makineritë e angazhuara në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës së Haraçinës.

Të lidhura

None found

Ai ka kërkuar që autoritetet ta zbardhin sa më shpejt rastin, duke bërë të ditur se organet e rendit kanë nisur hetimet. Sipas Beqirit, personat përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

Beqiri e ka cilësuar djegien e makinerive si sulm ndaj një nisme që synon t’i shërbejë sportit, të rinjve dhe zhvillimit të Haraçinës.

“Kjo është një goditje ndaj një projekti që i shërben sportit, rinisë dhe zhvillimit të Haraçinës. Megjithatë, duhet të jetë e qartë për të gjithë: nuk na ndal askush”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Haraçinës ka siguruar se ngjarja nuk do të ndikojë në ecurinë e punimeve, të cilat do të vijojnë deri në përfundimin e stadiumit.

“Punimet do të vazhdojnë dhe projekti do të përfundojë. Stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet. Haraçina ka pritur 50 vite për këtë ditë dhe nuk do të tërhiqemi”, është shprehur Beqiri.

Sipas tij, stadiumi nuk përfaqëson vetëm një investim në sport, por edhe një mundësi për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen e klubit të Shkëndijës.

“Mund të digjen makineri, por vullneti për të ndërtuar nuk digjet. Stadiumi do të ngrihet dhe Shkëndija do ta ketë shtëpinë e saj”, ka thënë ai.

Beqiri ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj atyre që synojnë ta pengojnë projektin, duke theksuar se nuk do të dorëzohet përballë presioneve, kërcënimeve apo pengesave.

“Nuk më frikësoni. Nuk do të ndalem përballë presionit, kërcënimeve apo pengesave. Këtë projekt do ta çoj deri në fund”, ka deklaruar kryetari i Haraçinës.

Ai ka ritheksuar se objektivi mbetet përfundimi i stadiumit, i cili do të jetë në shërbim të sportistëve dhe të rinjve të Haraçinës.

“Më njihni. Jam njeri i fjalës dhe kur jap fjalën, e mbaj. Kësaj here fjala është dhënë: stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet!”, ka përfunduar Beqiri.


Shtuar më 30.09.2026 12:38

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş