Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, ka folur në intervistën e tij të radhës për emisionin “Click Plus”.
Të lidhura
None found
Gjatë diskutimit për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, Sali deklaroi se shumica i ka numrat e nevojshëm. Megjithatë, ai akuzoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për qëndrime të dyfishta, duke theksuar se po pengon një ligj që buron nga Marrëveshja e Ohrit.
“Ne e kemi dëshmuar që i kemi numrat. Ali Ahmeti ka qëndruar deri në ora 2 të mëngjesit në Parlament për të votuar ndryshimin e Ligjit për organizimin e organeve të shtetit. Po i njëjti person me partinë e tij, me deputetët e tij e bllokon një Ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Sali.
