Koalicioni qeverisës i drejtuar nga VMRO-DPMNE ka mirëpritur zyrtarisht Partinë Demokratike të Turqve në Maqedoni (TDP), duke e çuar në 59 numrin e mandateve në Kuvend, njofton INA.
Të lidhura
None found
Me këtë lëvizje, deputeti Bejxhan Iljas, i cili më herët garonte nën siglën e koalicionit “Fronti Evropian” të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), tashmë bëhet pjesë e shumicës parlamentare.
I lindur në Tetovë më 23 maj 1976, Iljas është mjek i specializuar në Spitalin Klinik të qytetit, pasi përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Selçuk” në Konja, Turqi. Në planin politik, ai ka drejtuar më parë TDP-në, ka qenë këshilltar në Komunën e Tearcës dhe aktualisht mban postin e nënkryetarit të kësaj partie. /INA/
