Policia e Manastirit njoftoi se mbrëmë, në orën 19:50, është raportuar një rast ku një ari ka sulmuar një banor të zonës së Resnjës.
Të lidhura
None found
Sipas SPB Manastir, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurbinovë të Resnjës. N.I. (41), banor i këtij fshati, është përballur me ariun teksa po mblidhte kërpudha.
Pas sulmit, 41-vjeçari është transportuar menjëherë në Manastir, ku ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik.
