Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) paralajmëron se, me temperaturat që në ditët e ardhshme pritet të shkojnë deri në 40 gradë, rritet ndjeshëm mundësia e helmimit nga ushqimi. Për këtë arsye, qytetarëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë përzgjedhjes, transportit, ruajtjes dhe përgatitjes së produkteve ushqimore.
Të lidhura
None found
“Që të ulet rreziku nga helmimi, ushqimi duhet të blihet vetëm në pika shitjeje të verifikuara, ku produktet, sidomos ato me prejardhje shtazore, mbahen në pajisje frigoriferike të përshtatshme”, bëjnë të ditur nga AUV.
Agjencia rekomandon që konsumatorët të shmangin produktet me ambalazh të dëmtuar ose të fryrë, ndërsa ushqimet e ftohta dhe të ngrira t’i marrin në përfundim të blerjeve. Mishi, qumështi, vezët dhe produktet e tjera që prishen shpejt nuk duhet të qëndrojnë gjatë në automjete apo në temperatura të larta./Telegrafi/
Sipas AUV-së, vapa përbën rrezik edhe për shëndetin e kafshëve. Për këtë arsye, atyre duhet t’u sigurohen në kohë ujë i freskët dhe sasi të mjaftueshme ushqimi të sigurt.
