Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, shënuam fitore me mbi 40 mijë vota epërsi!

Pas fitores në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, BDI ka festuar në Tetovë,
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se me 8 maj kjo fitore do të thellohet edhe më tej.

Ahmeti përsëriti për të patur kujdes në ato vende ku rrezikohet ndonjë mandat deputeti.

“Më 8 maj e kam një porosi për të gjithë, si vëllau vëllaut, aty ku rrezikohet ndonjë mandat le të kenë kujdes. Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh, dallimi është mbi 40 mijë, në të gjith komunat fitojmë bindës, por më shumë më ka gëzuar fitorja në Tetovën time, sepse unë që 23 vite jetoj këtu”, tha Ahmeti.


Shtuar 24.04.2024 23:33