Ahmeti e Grubi paralajmërojnë festë të madhe në BDI

BDI shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, e siç paralajmëroi lideri i kësaj partie Ali Ahmeti dhe Zv. Kryeministri i parë Artan Grubi nga radhët e kësaj partie kjo do të shënohet me një festë më 3 qershor në Shkup tek Sheshi i Skënderbeut dhe me 4 qershor në Sheshin Iliria në Tetovë.

“20 vjetori i Bashkimit Demokratik për Integrim sjell festë për të gjithë sepse dëshirojmë që bashkarisht ta shënojmë rrugëtimin dydekadësh dhe sukseset e përbashkëta.
Më 3 qershor, festë e madhe në sheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa me 4 qershor kryefestë në sheshin Iliria në Tetovë!
Bëhuni pjesë e festës të dashur miq!”, shkruan Ahmeti.

 


Shtuar 20.05.2022 11:52