Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi se ka firmosur vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet më 18 tetor 2026.
Të lidhura
None found
Institucioneve përgjegjëse Gashi u kërkoi që zgjedhjet t’i organizojnë në respektim të ligjit, ndërsa kandidatët dhe subjektet politike i ftoi ta zhvillojnë garën përmes ideve dhe programeve.
“I bëj thirrje popullatës së Bërvenicës të dalë në zgjedhje dhe ta përdorë me përgjegjësi të drejtën demokratike, duke ndihmuar në zhvillimin e një procesi të rregullt, paqësor dhe të besueshëm, nga i cili do të përcaktohet e ardhmja e komunës së tyre”, deklaroi Gashi.
Sipas tij, ky proces zgjedhor pritet të shërbejë si dëshmi e pjekurisë demokratike të qytetarëve dhe institucioneve.
