Ademi kritikon pranimin e nismës për emërtimet në Tetovë: Vendim i marrë pa bazë të qëndrueshme juridike

Arbër Ademi nga BDI reagoi pasi Gjykata Kushtetuese pranoi nismën që lidhet me emrat e rrugëve në Tetovë, duke vlerësuar se ky veprim është ndërmarrë “pa bazë juridike dhe pa asnjë arsye logjike, thjesht sepse munden”. Ai njëkohësisht hodhi kritika ndaj pushtetit aktual, duke thënë se po merren vazhdimisht vendime kundër të arriturave të periudhës pas vitit 2001.

“Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa.

Të lidhura

None found

Çdo ditë merret edhe një vendim tjetër kundër të arriturave të pasvitit 2001. Sot, Gjykata destabilizuese e Maqedonisë së Veriut i anuloi emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, të miratuara që në vitin 2007, duke rikthyer emërtimet e mëparshme. Ju pengojnë emra si sheshi ILIRIA, DËSHMORËT E KOMBIT, DERVISH CARA, KONGRESI I MANASTIRIT etj.

Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike. Pa asnjë arsye të logjikshme. Thjesht sepse munden.

Dhe munden sepse kanë gjetur disa që për një kolltuk shesin gjithçka: historinë, dinjitetin dhe interesin kombëtar.

Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të sotëm. Le t’i gëzojnë tash përsëri emrat si Marshali Tito, se edhe ashtu poezi i kanë kushtuar”, deklaroi Ademi.


Shtuar 17.06.2026 16:44

MariobetMariobetmeritbetcasibom girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetcasibomjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet giriş