Skandal në Milano/ Shoferë tramvaji nën hetim pasi përdorën WhatsApp për të shpërndarë foto intime të pasagjereve

Në Milano ka shpërthyer një skandal që ka çuar në pezullimin nga detyra të një grupi shoferësh tramvaji, ndërsa ndaj tyre prokuroria ka hapur hetim penal.

Sipas akuzave, ata kishin ngritur një grup në WhatsApp ku ndanin dhe komentonin në mënyrë banale dhe seksiste fotografi të pasagjereve, të marra drejtpërdrejt nga kamerat e sigurisë në mjetet e transportit publik.

Të lidhura

None found

Të paktën një punonjës i ATM-së, kompania e transportit publik të qytetit, është vënë zyrtarisht nën hetim nga prokurorët. Dyshimet janë se ai ka hyrë pa leje në sistemin informatik të kompanisë dhe ka ndërhyrë në kamerat e brendshme të sigurisë, CCTV, për të siguruar pamje të grave që udhëtonin si pasagjere.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet kanë urdhëruar kontrolle edhe në banesat e pesë punonjësve të tjerë meshkuj, ku janë sekuestruar telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike. Dyshohet se shoferët orientonin kamerat dhe më pas në grup komentonin fotografi ku shfaqeshin këmbët, fytyrat, gjoksi apo kofshët e udhëtareve.

Rasti u zbulua falë vëmendjes së një pasagjereje në tramvajin e linjës numër 15. Ajo konstatoi një shofer jashtë shërbimit, por ende me uniformën e kompanisë, ndërsa po shikonte në telefonin e tij bisedat e grupit.

Kur kuptoi se fotografitë e grave vinin nga kamerat e sigurisë së tramvajit, të vendosura vetëm për arsye sigurie, pasagjerja arriti të fotografojë ekranin e celularit të shoferit. Më pas, këtë provë ia dorëzoi një aktivisteje të njohur feministe, e cila e denoncoi zyrtarisht rastin pranë ATM-së.

Ende nuk është sqaruar nëse pamjet janë marrë nga sistemi CCTV i një tramvaji të vetëm apo nga disa mjete, si edhe nëse ato janë shpërndarë jashtë atij grupi të caktuar në WhatsApp.

Në reagimin e tyre, drejtues të disa sindikatave të transportit e dënuan me tone të forta këtë sjellje përmes një deklarate të përbashkët. Ata theksuan se “respekti për dinjitetin njerëzor dhe barazinë gjinore janë vlera thelbësore”, të cilat nuk mund të cenohen në asnjë rrethanë.


Shtuar 17.06.2026 16:46

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş