Në Maqedoninë e Veriut, sipas Institutit të Shëndetit Publik, raportohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 1.254 raste të reja me Covid-19, 21 viktima dhe 28 të shëruar.
Që nga fillimi i epidemisë numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID në Maqedoni është 268.191, ndërsa të shëruar janë 239.694, dhe të vdekur janë 8.383.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet se janë edhe 20.114 rastet aktive. /albeu.com