“Zoti po kërkon të komunikojë me mua …”, iu shfaq kryqi gjatë punës, pak orë më pas italiani përplaset për vdekje nga treni

Një ngjarja e trishtë por dhe aq e pabesueshme ka ndodhur në Itali. Michael Zaira u përplas për vdekje nga treni ndërsa ishte duke punuar sëbashku me 4 kolegë të tij në hekurudhën Milano-Torino, midis Chivasso dhe Brandizzo.

Por ajo që e bën mistike këtë vdekje ishte se vetëm pak orë para se të përplaseshin nga treni, Zaira kishte ndarë në rrjetet sociale një foto, ku pretendonte se Zoti i kishte dërguar një shenjë.

Sipas fotos, Zaira pretendonte se gjëtë punës i ishte shfaqur kryqi.

Në postimin e tij ai theksonte se Zoti kërkonte të komunikonte me të, pasi prej ditësh po i utej se ishte në një situatë mjaftë të vështirë.

Është hera e parë që më ndodh kjo, teksa po lidhja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit i lutem çdo ditë sepse nuk është momenti i mirë për mua”, ka shkruar punëtori.


Shtuar 31.08.2023 16:56