Zgjoheni çdo ditë nga alarmi i mëngjesit? Mjeku tregon se nga çfarë rrezikoheni

Vendosja e rregullt e alarmit për zgjim mund të jetë rrezik për shëndetin, paralajmëron mjeku i specializuar për çrregullimet e gjumit, Aleksandar Kalinkin. Zgjimi me ndihmën e një alarmi për shumë njerëz duket se është një fillim krejtësisht i natyrshëm i ditës, por ky zakon mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të rënda.

Ai thotë se nëse alarmi përdoret vazhdimisht, pasoja është privimi kronik i gjumit, pra pagjumësia kronike. Për shkak të kësaj, ai vuri në dukje se mungesa e gjumit mund të jetë shkas për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme. Nëse kohëzgjatja e gjumit zvogëlohet për një orë në krahasim me normën, e cila për shumicën e njerëzve është nga shtatë në nëntë orë, kjo sjell një ndryshim në mënyrën se si ndihet një person.

Ndikon në cilësinë e jetës, shkakton përgjumje, dëmtim të aktivitetit shoqëror, si dhe shtyrje dhe vonesë të detyrimeve.

Secili ka orën e tij të alarmit “të brendshëm”

Kalinkin thekson se një person ka orën e tij të alarmit “të brendshëm” dhe se është e nevojshme vetëm ta vendosë atë në mënyrën e duhur. Në mënyrë që një person të zgjohet herët dhe të ngrihet në kohë, është e nevojshme të normalizohet orari i gjumit, të shkojë në shtrat më herët dhe të bjerë në gjumë. Duke përdorur orën e tij të brendshme të alarmit, gjegjësisht orën biologjike, njeriu do ta zvogëlojë në minimum ndikimin negativ në organizmin e tij.


Shtuar 15.01.2022 10:06