Vuani nga flokët e yndyrshëm? Receta me këta dy përbërës do ju shpëtojë përgjithmonë

Për shkak të ndryshimeve të motit, ose dhe ndryshimeve hormonale dhe lëkura e kokës pëson ndryshime gjatë vitit. Me këto ndryshime ndodh që flokët të bëhen me yndyrë ose edhe të thatë. Nëse problem juaj është yndyra më poshtë është zgjidhja perfekte:

Përbërësit:

3 gota ujë ambienti

2 lugë gjelle uthull molle

Disa gjethe mente

Përgatitja:

Në një enë me ujë hidh gjethet e mentes dhe dy lugë uthull. Lëre përzierjen për gati 30 minuta. Pas larjes së zakonshme të flokëve, shpëlaji me masën e përzier. Përdore sa herë i lan flokët dhe brenda dy javëve, do ta vëresh ndryshimin.


Shtuar 6.01.2022 15:55