Edhe dy ditë na ndan nga Viti i Ri 2023 dhe pritet që të ndodhin gjëra shumë të papritura. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, lexuesja e letrave Tarot, Bora Jones, ka parashikuar se dy shenjat e Horoskopit që do të kenë një vit më të mirë janë Dashi dhe Demi. Ndërsa dy shenjat që do të kenë një vit më të vështirë janë Peshqit dhe Ujori.
“Duke filluar nga Dashi, gjysma e parë e vitit do të jetë një periudhë që i favorizon më shumë dhe më e mbarë për ta. Kështu që gjithëka që kanë për të zgjidhur është mirë që ta zgjidhin deri në maj. Edhe do të jenë një nga shenjat më me fat për këtë shenjë të vitit.
Kurse Demi kur Jupiteri kalon në shenjën e tyre në datën 15 maj ata janë më të favorizuar nga gjysma tjetër e vitit. Ndërkohë Peshqit do të kenë një vit të vështirë dhe gjithashtu dhe Ujorët do të kenë një vit të vështirë dhe transformues”, u shpreh Bora.
Sipas Jones, do të krijohen probleme te çështjet e emigrimit, ku sa shumë njerëz do të lëvizin dhe disa shtete mund të mos jenë mikëpritëse ndaj emigrantëve.
“Energjia e vitit 2023 do të jetë e ngjashme me vitin 2020. Mund të jetë edhe më i vështirë. Po do të jetë energji që do të zgjasë deri në 2026. Në fakt, e gjithë kjo fazë jemi në një periudhë transformimi të shoqërisë njerëzore deri në 2030 dhe çdo vit do të sjellë situata të reja. Unë shikoj edhe te çështjet e emigrimit, ku do të ketë ndryshime. Shumë njerëz, shumë vende do të ketë ndryshime, ku shumë do të lëvizin, por ndryshe nga vitet e mëpërparshmet, këtë vit do të ketë probleme dhe disa shtete mund të mos jenë mikëpritëse ndaj emigrantëve dhe njerëzve që largohen sepse mund të ketë probleme, konflikte sidomos me bazë fetare, që lidhen me pronat, do të theksohen, do të dëgjojmë më shumë. Mund të dëgjojmë edhe më shumë protesta”, u shpreh ajo.