Supë fasulesh, më e mira e sezonit

Përbërësit:
100 g fasule të bardhë
3 lugë vaj
1 lugë miell
1 qepë e vogël e grirë imët
1 lugë e vogël spec të bluar
1 fletë dafine
1 lugë rrepkë të grirë imët
Piper, kripë
Përgatitja:

1.Fasulet zhytini në ujë dhe lëreni të qëndrojë disa orë, pastaj lajini dhe kullojini.

2.Fasulet dhe fletën e dafinës ziejini derisa të zbuten fasulet. Ndani anash dy lugë fasule të zier. Pjesën e mbetur bashkojeni me ujë.

3.Shtoni piper sipas dëshirës.
4.Miellin kaurdiseni në vaj deri sa të marrë ngjyrë të errët, shtoni qepën dhe specin e kuq. Përzieni me fasule.

5.Përzieni fasulet, hidhni kripë sipas shijes, shtoni fasulet e mbetura dhe hidheni ujë të nxehtë dhe ziejini edhe 10 minuta.

6.Fasulet hiqini nga soba dhe supës i shtoni një lugë të vogël rrepkë të grirë në rende, dhe fasulet janë gati për t’u shërbyer./neps.al


Shtuar 19.10.2021 14:57