Me kalimin e kohës një nga shqetësimet kryesore, sidomos për gratë dhe vajzat janë rrudhat në fytyrë. Shumë zgjedhin të bëjn ëbotox ose trajtime të tjera me mbushës por jot ë gjitha e kanë këtë mundësi. Ne do t’ju tregojmë sot një maskë me përbërës natyralë që sipas dermatologëve shërben si një botoks i vërtetë natyral, ndërsa freskia dhe shkëlqimi i lëkurës janë të garantuar. Kjo maskë jo vetëm që ushqen lëkurën por përmirëson edhe tonin e saj. Mund ta përgatisni vetë në shtëpi pa shumë mundime.
Përbërësit:
– 1 lugë kos pa yndyrë
– 1 lugë miell misri
– 5 lugë lëng i freskët karrote
Përgatitja:
Në një tenxhere hidhni 100 ml ujë, pastaj shtoni miellin e misrit. Pas kësaj, zieni në zjarr mesatar, duke e përzier gjithë kohës derisa përbërja të bëhet e dendur dhe uji të avullojë i tëri. Hiqeni nga zjarri dhe prisni të ftohet. Në fund shtoni lëngun e karrotës dhe kosin dhe përziejini mirë.
Para se ta aplikoni maskën, pastrojeni mirë fytyrën. Përbërjen vendoseni në zonën e dëshiruar të fytyrës, aty ku keni më shumë rrudha, dhe lëreni të qëndrojë ashtu rreth gjysmë ore. Pas kësaj kohe, lajeni me ujë të ngrohtë. Për rezultate më të mira, do të duhej që këtë maskë ta përdorni tri deri në pesë herë në javë. Në rast që keni përgatitur sasi më të madhe, përbërjen patjetër ruajeni në frigorifer.