Si do të ndikojë Hëna e Plotë e 23 korrikut dhe si të “përfitoni” prej saj

Me siguri nuk e keni humbur qiellin e 23 korrikut, ku Hëna e Plotë u shfaq për të ndryshuar rutinën tuaj, nëse do ta “shfrytëzoni” si duhet.

Hëna e Plotë, e para e verës së 2021-it, e njohur ndryshe si (Buck Moon) do të na ndihmojë të dalim jashtë kornizave dhe ndërveprojmë më shumë me njerëzit përreth.

Zakonisht, Hënat e Plota në astrologji përfaqësojnë kulmimin e diçkaje- prandaj shpesh gjatë kësaj periudhe ndiheni shumë emocionalë dhe mendoni gjërat në mënyrën më dramatike të mundshme. Kësaj herë, kjo Hënë e Plotë është perfekte për t’ju ndihmuar të rriteni dhe të lini të shkojnë gjërat që duhet të shkojnë.

E mira është që gjatë këtyre ditëve të krijoni një listë me rregulla të reja të rutinës që duhet të ndiqni në vazhdon. Duke qenë se Hëna e Plotë ndodhi një ditë pas fillimit të sezonit të Luani, do të ndiheni me më shumë vetëbesim se zakonisht. Eshtë fiks koha që t’i vlerësoni cilësitë tuaja më të mira dhe t’i nxirrni në pah për t’u rritur profesionalisht dhe jo vetëm.

Këtë lloj energjie shpirtërore që vjen si pasojë e këtij fenomeni mund ta përdorni duke organizuar bashkë me miqtë tuaj punë vullnetare në ndihmë të të tjerëve, si për t’i kujtuar vetes që në triumfet dhe sfidat tona nuk jemi të vetëm.


Shtuar 25.07.2021 13:58