Shenjat që tregojnë se keni aplikuar për një punë e cila nuk është e duhura

Nuk ka asnjë garanci që tregon se një vend pune do të ketë gjithçka që ju është dashur gjithë jetën, që nga paga deri te përgjegjësitë, që duhet të përmbushen çdo ditë. Por ka një ndryshim të madh në mes të një punë e cilat nuk është e përkryer dhe një pune e cila është një makth i vërtetë. Një vend pune i tillë është më shumë sesa një mungesë përshtatjeje, ai ka aftësinë që t’ua thithë gjithë vetëbesimin, energjinë, e duke ju lënë të turbulluar pa asnjë mundësi rrugëdaljeje.

Me disa punë ka të bëjë edhe me çështje personaliteti dhe të shkathtësive. Për shembull, nëse jeni introvert/e dhe puna kërkon pjesëmarrjen në ngjarje shoqërore të natës për të nxitur shitjet, nuk mund të ndiheni rehat, të suksesshëm ose të lumtur. E në raste të tjera një punë e keqe mund të jetë çështje e menaxherit negativ, kompani në telashe financiare dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.

6 shenja që puna do të jetë makthi i radhës

Procesi i intervistimit është shumë i paorganizuar

Nëse çdo intervistë ndryshon orarin, ose nëse intervistuesit janë vazhdimisht vonë dhe të papërgatitur kur takohen me ju, kjo është shenjë e keqe.

Nëse kompania është e paorganizuar gjatë procesit të intervistimit, kur kompanitë zakonisht punojnë për të dhënë përshtypje të mirë, si do të jetë kur të punësoheni atje?

Dëgjoni ankesa dhe njerëzit duken të palumtur

Kontrolloni faqet dhe rrjetet sociale të kompanive, për të parë kulturën e asaj kompanie! Po ashtu, edhe kur shkoni në intervistën e punës shikoni përreth zyrës dhe tentoni që ta fitoni një ndjesi! Përveç mënyrës sesi intervistuesit flasin, tentoni që edhe të të jeni të vëmendshëm sesi anëtarët e tjerë të asaj kompanie reagojnë! Nëse dëgjoni ndonjë punonjës duke u ankuar apo në gjendje të keqe, pavarësisht që mund të jetë një ditë e keqe për ta, kjo mudn të jetë edhe një shenjë për ta.

Procesi i negocimit duket sikur po bëhet me ndonjë armik

Të gjithë duan që të bëjnë një ujdi, por nëse oferta e kompanisë është nën vlerën e tregut pa asnjë arsye, kjo mund të merret si një shenjë e keqe. A do të keni ngritje çmimi ndonjëherë apo kompania do të jetë gjithmonë kaq koprrace? Është e kuptueshme që gjatë negocimit të pagës punonjësi të kërkojë gjithmonë pagë më të lartë, ndërsa punëdhënësi të ofertojë pagë më të vogël, por kjo nuk duhet të jetë e paarsyeshme.

Nuk mund ta kuptoni se cilat janë përgjegjësitë tuaja

Për shembull, një intervistues ju thotë që keni për t’i menaxhuar katër punonjës, e tjetri ju thotë që nuk do të keni ndonjë përgjegjësi menaxheriale. Kjo patjetër që do t’ju bëjë dyshues.

Këshillë: Nëse është e paqartë se cili do të jetë roli juaj, pyesni intervistuesit derisa ta kuptoni plotësisht!

Në momentin kur as ju nuk i kuptoni përgjegjësitë tuaja, as menaxheri nuk do ta dijë se keni paraqitje të mirë në punë, pasi të punësoheni.

Pra përshkrimi i punës duhet të jetë i qartë, po ashtu edhe mënyra sesi njerëzit e prezantojnë atë duhet të jetë i njëjtë me të. Intervistuesi duhet të jetë në gjendje të tregojë detaje në lidhje me përfitimet dhe avancimet në karrierë në atë kompani.

Qarkullim i lartë

Shenjë tjetër jo e mirë janë edhe hyrje-daljet e shpeshta të punonjësve në atë kompani. Kjo nganjëherë do të thotë që trajtimi dhe kushtet nuk janë të duhurat. /Akademi Pune


Shtuar 17.06.2021 09:04

Tags: ,