Studimi: 2 doza të Pfizer dhe AstraZeneca efektive kundër variantit Delta

Varianti Delta është përhapur në të gjithë botën, ndërsa shkencëtarët po mbledhin të dhëna për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Për të përcaktuar imunitetin e shkaktuar nga AstraZeneca dhe Pfizer është zhvilluar një studim i cili teston efektivitetin e  vaksinave kundër delta dhe alfa.

Efektiviteti pas një doze të vetme të njërës prej dy vaksinave ishte 30.7% për variatin delta dhe 48.7% për alfa. Si përfundim, dy doza të vaksinave janë efektive kundër variantit Delta.

Shkencëtarët theksojnë nevojën urgjente për të vaksinuar të gjithë popullsinë, veçanërisht  personat më të rrezikuar për sa kohë që varianti delta vazhdon të përhapet.


Shtuar 25.07.2021 16:14

Tags: ,