Sa orë para gjumit duhet konsumuar darka

Respektimi i orarit të ngrënies përkthehet në një shëndet më të mirë, kjo nuk ka asnjë diskutim. Por më i rëndësishëm është konsumimi i darkës, për shkak se në këtë kohë është edhe ora e gjumit.

Më mirë mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës. Darka duhet konsumuar të paktën dy orë para se të shkoni për të fjetur.

Krahasuar me ata që flenë menjëherë pas darkës, ata që flenë dy ose më shumë orë pas ngrënies së darkës kanë pasur një reduktim prej 20% në rrezikun e shfaqjes se qelizave të dëmshme, thuhet në rezultatin studimeve, shkruan noal.al. Një ulje e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve u vu re edhe tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar darkë para orës 21.00 në krahasim me ngrënien e darkës nga ora 22.00.


Shtuar 10.01.2022 22:55

Tags: ,