Pse nuk duhet ta rregulloni krevatin menjëherë sapo zgjoheni në mëngjes

Rregullimi i shtratit tuaj në mëngjes ju bën më të lumtur dhe e bën gjumin tuaj më të shëndetshëm, thotë një studim. Por ndonjëherë, edhe zakonet më të padëmshme mund të kenë efekte jo aq të padëmshme, pasi shkencëtarët vijnë me zbulime të reja. Më poshtë do ju tregojë pse nuk duhet ta rregulloni shtratin menjëherë sapo zgjoheni në mëngjes.

Nëse e rregulloni shtratin, krijoni kushte komode për merimangat e pluhurit. Ju nuk mund t’i shihni ato pa mikroskop dhe mund të mendoni se vendi është i pastër, por në fakt e vërteta është ndryshe.

Gjithashtu edhe merimangat e shtratit do të jenë të pranishme. Merimangat e shtratit preferojnë hapësira të errëta dhe të lagura të dyshekun dhe jastëkut tuaj. Ato ushqehen me qelizat tuaja të vdekura të lëkurës. Kur rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, ka shumë gjasa që të krijoni kushte për zhvillimin e këtyre merimangave.

Këto merimanga kanë frikë nga rrezet e dritës. Dhe nëse e lini shtratin për pak kohë pa rregulluar, do t’i luftoni këto merimanga.


Shtuar 24.03.2021 12:29