Muaj pas vrasjes, Rama sërish në shtëpinë e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme për një vizitë në familjen e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha.

Kjo është hera e katërt që kryeministri viziton familjen Rasha pas vrasjes së djalit të tyre nga efektivi i forcave Shqiponja Navaldo Hadderaj.

Ekipi i kryeministrit nuk ka zbuluar cila është arsyeja e kësaj vizite.

Shtuar 24.03.2021 12:03