Lajme të mira nga ekspertët: Çfarë ndodh nëse pini më shumë se 2 kafe në ditë

Kafja është një prej pijeve më popullore në botë. Janë rreth 2,5 miliardë filxhanë me kafe që konsumohen gjatë çdo dite. Shumë studime kanë listuar të mirat e pafundme që ka kafja në organizmin tonë, por edhe dëmet që sjell përdorimi i tepërt i saj.

Kafja mund të jetë rrezik për disa kategori njerëzish siç janë nënat shtatzënë apo fëmijët, të cilët e kanë të ndaluar përdorimin e kafeinës në doza të larta. Një raport i fundit nga IARC vitin e kaluar zbuloi se pijet shumë të nxehta – kafe apo çaj, janë një shkak i mundshëm i kancerit të ezofagut (tubi që shkon nga fyti në stomak).

Ekspertët tërheqin vëmendjen

Ekspertët që nuk kanë qenë të përfshirë në studimet e fundit kërkojnë kujdes në interpretimin e rezultateve.

Studimi evropian përjashtoi njerëzit që ishin të prekur nga kanceri, sëmundjet e zemrës apo diabeti. Për shembull u mor grupmosha mbi 35 vjeç, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Megjithatë, mes shumë debateve për grupmoshat apo ndikimin që ka kafja tek të sëmurët me zemër, ekspertët bien dakord deri diku në një pikë: duhet shtuar edhe një filxhan i tretë në ditë. David Spiegelhalter, profesor në Universitetin e Kembrixhit, pas studimit në disa kategori, arriti në konkluzionin se njerëzit që e kanë reduktuar kafen gjatë kohës që ishin të përfshirë në studim, kanë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore, por megjithatë nuk ishte në gjendje të provonte shkakun dhe efektin e kafes.

“Një filxhan kafe shtesë çdo ditë mund të zgjasë mesatarisht jetën e një burri për rreth tre muaj dhe jetën e një gruaje për rreth një muaj”,- shton Spiegelhalter pas studimit.


Shtuar 12.08.2021 12:55

Tags: , ,