Koronavirus apo alergji? Simptoma që bën diferencën

Alergjitë sezonale janë shumë të theksuara te shumë njerëz, të cilët nuk i kushtojnë shumë rëndësi. Mirëpo, fal vështirësive të Covid-19 shqetësimi dhe meraku është shtuar më shumë.

Megjithatë, disa kanë edhe dilema si për shembull çfarë bën diferencën mes koronavirusit dhe alergjisë.

“Simptoma të tilla si bllokimi i hundës, dhimbja e fytit dhe humbja e nuhatjes janë vetëm disa nga simptomat e zakonshme të Covid-19 dhe alergjive sezonale”, vëren Dr. Jonathan Matz, alergolog dhe imunolog në LifeBridge Health, një organizatë jofitimprurëse në Maryland, SHBA. Por a mund të dyshojmë se këto nuk janë simptoma të Koronavirusit? Përgjigja është po, por në rast se ka një histori të alergjive sezonale: “Personat me alergji nuk shqetësohen veçanërisht sepse simptomat e tyre janë të parashikueshme”.

Kjo thjesht do të thotë që nëse është e zakonshme që ju të keni simptoma të tilla si rrjedhja e hundës dhe dhimbja e fytit në këtë periudhë të vitit për çdo vit që kalon, atëherë ka shumë të ngjarë të jetë një alergji sezonale. Një tjetër shenjë se alergjitë sezonale janë të pranishme, së bashku me përsëritjen, është kruajtja e rëndë në zonën e fytit ose hundës, simptoma që nuk përkojnë me simptomat e zakonshme të Koronavirusit .

Por nëse keni ethe, atëherë është një shenjë që vuani nga COVID-19 pasi ethet nuk janë simptomë e alergjive sezonale. Nëse ende keni dyshime dhe nuk ndiheni mirë, është më e sigurta të bëni një test diagnostikues të Koronavirusit.

Por edhe nëse konfirmohet që simptomat tuaja janë për shkak të një alergjie sezonale dhe jo të virusit SARS-CoV-2 që shkakton Koronavirusin, simptomat tuaja mund t’i bëjnë njerëzit përreth jush të mos ndihen rehat.


Shtuar 3.06.2021 15:42