Jemi në stinën e alergjive, si t’i dallojmë nga Covid-i?

Jemi fiks në periudhën kur të gjithë personat që kanë alergji janë me probleme të përditshme. Sidomos nëse nuk trajtohen, simptomat e tyre këtë periudhë vetëm do përkeqësohen, shkaktuar nga poleni në ajër.

Por në këto muaj kaq të komplikuar, kur kemi edhe Covid-in nëpër këmbë na duhet të dimë me saktësi çfarë i dallon dy gjendjet shëndetësore që të mos shqetësohemi kot.

Karakteristikat kryesore të alergjive janë: skuqje e syve, marrje fryme, fryrje e qepallave, lotim sysh, rrjedhje hundësh, teshtima (shumë të tilla), kollë e vazhdueshme, kruarje hunde, sysh ose goje.

Kijini parasysh këto simptoma për të bërë dallimin mes virusit që vazhdon të jetë në qarkullim, pasi sado të ngjashme duket se janë, difernca është e madhe. Shumë individë i kanë të përvitshme alergjitë, ndaj nuk është e vështirë të bëjnë dallimin, por për ju të tjerët, kini parasysh se teshtimat janë një nga simptomat kryesore. Në rastin e Covid-19 nuk kemi teshtima, por infektimi identifikohet në momentin që ndjeni temperaturë. Alergjitë nuk japin temperaturë.

Ato janë të formave të ndryshme, por në çdo rast duhet të konsultoheni me një mjek specialist për t’i trajtuar. Maska në këtë periudhë mund të ndikojë në parandalimin e disa alergjive respiratore pasi nuk lejojnë alergjenët të hyjnë në rrugët e frymëmarrjes.

Problemi i vetëm në këtë situatë është për ata persona që nuk e dinë që janë alergjikë. Nëse ju kontaktoni një mjek pas simptomave të sipërpërmendura dhe merrni një mjekim, do të shihni përmirësim të ndjeshëm, ndaj nuk do ketë asnjë arsye për t’u frikësuar nga Covid-i.


Shtuar 13.04.2021 09:48