Cilat janë ushqimet më të këqija për sistemin tretës?

Funksionimi i duhur i sistemit tretës është veçanërisht i rëndësishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm. Mirëpo, a e dini se çfarë të shmangni? Nëse jo, jua tregon albeu.com më poshtë!

Zakone të këqija

Alkooli, pirja e duhanit, zgjedhja e ushqimeve të pashëndetshme, mënyra e jetesës së ulët dhe konsumimi i tepërt i kafeinës janë zakone të dëmshme, si për shëndetin ashtu edhe për gjendjen e traktit gastrointestinal.

Ankthi dhe stresi

Ankthi dhe stresi i tepërt detyrojnë traktin gastrointestinal të funksionojë me një ritëm të shpejtë, duke krijuar probleme në proceset që ndodhin. Prandaj, është mirë të jemi në gjendje të menaxhojmë emocione të tilla në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Sheqeri

Siç dihet, sheqeri nuk mund të na sjellë aspak dobi, pasi nuk përmban asnjë nga lëndët ushqyese që i duhen trupit tonë. Në të njëjtën kohë, shkakton një problem të madh në zorrë dhe çon në rritje të tepërt të majave.

Gluteni

Shumë njerëz kanë një intolerancë ndaj glutenit, kështu që është mirë ta shmangni atë. Për më tepër, është vërejtur se ky përbërës, nëse konsumohet në sasi shumë të mëdha mund të çojë në akumulimin e lëngjeve, duke shkaktuar fryrje, dhimbje barku dhe çrregullime të tretjes.

Ushqime të përpunuara

Ushqimet e përpunuara shkaktojnë shtim në peshë, nëse konsumohen në intervale të rregullta, rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, si dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në të njëjtën kohë, ngërçet, dhimbjet e forta të barkut dhe fryrja e barkut janë “simptoma” të zakonshme pas konsumimit të tyre./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 15:08