Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini një gotë ujë pas çdo vakti

Shumë njerëz pinë një gotë ujë para se të hanë për të krijuar një lloj ngopjeje për të ngrënë më pak. Megjithatë, ka nga ata që pinë një gotë ujë sapo mbarojnë së ngrëni.

Nëse i përkisni kategorisë së dytë duhet të dini se çfarë ndodh në trupin tuaj menjëherë më pas.

Sipas ekspertëve, uji pas ngrënies është i mirë për tretjen pasi e lehtëson atë. E njëjta gjë është e vërtetë nëse konsumoni ujë gjatë një vakti.

Uji, sipas ekspertëve, nuk hollon lëngjet e stomakut, kështu që ushqimi shpërbëhet normalisht. Uji, si dhe disa lëngje të tjera, ndihmojnë në zbërthimin e ushqimit dhe trupit për të absorbuar lëndët ushqyese të tij./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 14:55