Nëse keni provuar shkëlqyes buzësh me efekt “plumping” (fryrës) për buzët, me siguri e dini ndjesinë: Pickim i lehtë, djegie që zgjat me sekonda dhe buzë që shkëlqejnë dhe ndihen pak më të plota.
Ky produkt është krijuar vite më parë, por kohët e fundit po e rimerr vëmendjen përsëri, ndoshta edhe për shkak se shkëlqyesit e buzëve janë në modë në përgjithësi, veçanërisht në ngjyra rozë të lehtë, siç vjen zakonisht dhe produkti “plumping”.
Por, a ka vërtet efekt në fryrjen e buzëve?!
E keni vënë re sesi pasi hani ushqime super pikante, i ndjeni buzët pak të irrituara, disi më të plota? Shumica e shkëlqyesve, përdorin përbërës të ngjashëm. Ato shkaktojnë një reagim në lëkurën tuaj për të krijuar një lloj plotësie të përkohshme.
Sipas kirurges plastike Lara Devgan, shumë shkëlqyes të buzëve përmbajnë ngacmues të butë të tillë si piper i kuq (një përbërës që gjendet në specat djegës), kanellë ose mente. Kur aplikohet në buzët tuaja, acarimi bën që gjaku të vërshojë në sipërfaqen e lëkurës, gjë që rezulton në një grumbullim të butë dhe të përkohshëm të buzëve për shkak të ënjtjes kalimtare.
Ekzistojnë gjithashtu shkëlqyes që krijojnë një reagim të ngjashëm duke përdorur helmin e bletës që është nxjerrë nga njerëzit prej tyre. Edhe në këtë rast, efekti është i përkohshëm.
Pavarësisht përbërësve, duhet të tregoheni të kujdesshëm me shkëlqyesat që përdorni. Shumë mjekë nuk rekomandojnë përdorimin e produkteve me helm blete, nëse keni lëkurë të ndjeshme ose histori alergjish të rënda. Përveç kësaj, buzët tuaja mund të thahen, acarohen ose plasariten nëse përdorni shkëlqyes shumë të fortë për buzët.
Dhe këtu, është një sfidë tjetër – Nëse e përdorni rregullisht, shkëlqyesi mund të bëhet më pak efektiv me kalimin e kohës. Trupi bëhet më tolerant ndaj çdo substance që sheh gjatë gjithë kohës. Mendoni se si ata që pinë kafe, kanë nevojë për gjithnjë e më shumë kafe për t’u ndjerë vigjilent.
Së fundmi, ka edhe produkte që përmbajnë acid hialuronik dhe synojnë të mbushin buzët ose të përmirësojnë volumin me kalimin e kohës, por provat për këtë janë ende të kufizuara dhe mbështeten vetëm në studime afatshkurtra.
Nëse dëshironi buzë vërtet më të plota, për një periudhë më afatgjatë, zgjidhja e vetme e deritanishme janë mbushësit (fillers). Efekti në këto raste zgjat 3-6 muaj. Sigurisht, kostot për këtë procedurë janë më të larta se ato të një shkëlqyesi buzësh.