Renditja e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024

Londra është renditur në listën e 10 vendeve më të shtrenjta për punonjësit e huaj, në një indeks global. Londra u ngjit më lart në listë për shkak të faktorëve që përfshijnë koston e përgjithshme të jetesës dhe çmimet e qirave. Hong Kongu ruajti vendin e parë në renditjen e këtij viti, i ndjekur nga Singapori. Qytetet zvicerane Zyrihu, Gjeneva dhe Bazeli janë pesë qytetet më të shtrenjta.

Indeksi përfshin 226 vende në të gjithë botën. Ai mat koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo shtet, duke përfshirë transportin, ushqimin, veshjet, mallrat elektroshtëpiake e argëtimin. Abuja në Nigeri rezultoi më pak i shtrenjti në sondazh, në vendin e 226-të.

Renditja e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024:

  1. Hong Kongu
  2. Singapor
  3. Zyrih, Zvicër
  4. Gjenevë, Zvicër
  5. Bazel, Zvicër
  6. Bernë, Zvicër
  7. Nju Jork, SHBA
  8. Londër, Britani e Madhe
  9. Nassau, Bahamas
  10. Los Anxhelos, SHBA.


Shtuar 17.06.2024 11:50