Përbërësit:
– ½ gote miell kokosi,
– 1 lugë miell pa gluten,
– 2 vezë,
– ½ gote fjolla tërshëre,
– ½ gote mel,
– 1 lugë agavë apo mjaltë,
– pak kripë,
– 1 lugë e vogël sodë buke,
– 2 dl ujë,
– 1 lugë e vogël vaj.
Përgatitja:
Miellin e kokosit, fjollat e tërshërës dhe melin bluani mirë. Pastaj në tretjen e përftuar shtoni të gjithë artikujt dhe përzieni mirë.
Kur tretja të bëhet homogjene dhe pa droçka, futeni në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta.
Pastaj nxehni vajin në tigan dhe piqni krepa.
Kur t’i bëni gati, mbushni me shtesa të preferuara.
Ju bëfshin mirë!/albeu.com