Amalie Lundstad është një inxhiniere 29-vjeçare norvegjeze që ka gjetur punën e ëndrrave për shumë njerëz: 250 ditë pushim në vit, pagë vjetore mbi 100 mijë euro dhe kushte të jashtëzakonshme pune në një platformë nafte pranë Bergenit, Norvegji.
Platforma ku ajo punon është e pajisur me palestra, simulator golfi dhe gjuetie, duke e bërë ambientin më të lehtë për të përballuar izolimin dhe largësinë nga familja.
Megjithatë, puna është shumë e kërkuar dhe me përgjegjësi të lartë, pasi çdo gabim mund të ketë pasoja serioze për sigurinë. Amalie thotë se punojnë gjithmonë në çifte, ku njëri kontrollon punën e tjetrit për të shmangur çdo gabim.
“Nuk ka dy ditë të njëjta,” shprehet ajo, duke pranuar se megjithëse kushtet janë të mrekullueshme, puna është aq sfiduese sa pak vetë e dëshirojnë vërtet.