Pse duhet të pini sa më shumë ujë?

Të pish ujë mjaftueshëm është e rëndësishme për shëndetin tonë të përditshëm. Mirëpo, shumica prej nesh janë shpesh të dehidratuar, gjë që mund të çojë në lodhje, dhimbje koke, lëkurë të thatë, marramendje dhe simptoma të tjera. Nëse e keni të vështirë të pini sasinë e ujit që ju nevojitet çdo ditë, këto këshilla do t’ju vijnë në ndihmë.

Shtoni fruta në ujë

Pritini disa fruta të tilla si luleshtrydhe ose portokall dhe hidhini fetat në një enë me ujë. Kjo pije do të jetë aq freskuese dhe e shijshme sa nuk do të mund ta ndaloni së piri.

Pini pak ujë përpara se të uleni për të ngrënë

Kur jeni vërtet të uritur, gjëja e fundit që keni në mendje është të pini një gotë të madhe ujë, por kjo është ajo që duhet të bëni. Pra, pini pak ujë para se të uleni për të ngrënë.

Mbani gjithmonë një shishe uji me vete

Një nga arsyet më të mëdha pse shumë njerëz harrojnë të pinë ujë është se ata nuk e kanë atë në dorë. Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të zgjidhur këtë problem. Sigurohuni që të keni gjithmonë një shishe me vete. Investoni në një shishe me cilësi të mirë që e mban ujin të freskët dhe që lahet lehtë.

Hani ushqime që janë të pasura me ujë

Nëse nuk mbani mend të pini mjaftueshëm ujë, provoni të hani ushqime të pasura me ujë, të tilla si kastravec dhe shalqi.

Provoni ushqime pikante

Herën tjetër kur të keni një vakt pikant, sigurohuni që të keni një gotë të madhe me ujë pranë. Erëzat do t’ju bëjnë të pini më shumë ujë se zakonisht.

Mos pini më lëngje dhe pije joalkoolike

Lëngjet dhe pijet joalkoolike janë plot me sheqer dhe kalori. Kur i zëvendësoni me ujë, do të humbni peshë dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Shkoni në palestër pas punës

Ushtrimet fizike na bëjnë gjithmonë shumë të etur. Kështu që palestra do të na bëjnë mirë në qëllimin tonë për të pirë sa më shumë ujë.

Pini një gotë ndërsa prisni që të përgatitet kafeja ose çaji

Kini parasysh se kafeina mund të bëjë që trupi juaj të humbasë ujin. Për ta kompensuar këtë, pini të paktën një filxhan ujë për çdo filxhan kafeje.


Shtuar 27.05.2023 21:03