Thirrje për të gjitha brune! Nëse ngjyra e flokëve tuaj është kafe e mbyllur, gështenjë, e zëzë, çokollatë apo në këto nuanca atëherë lexoni më poshtë tetë mënyra për ta mbajtur ngjyrën tuaj të “gjallë” dhe të shndritshme.
Përdorni një *clarifying produkt* (kërkoni për këtë term në etiketën e shampos apo produkteve të kujdesit të flokëve)
Flokë të pastra= Flokë të shkëlqyeshëm. Një herë në javë përdorni një shampo ‘pastruese’ për të eliminuar çdo mbetje të grumbulluar në skalpin e kokës apo fijet e flokëve. Nëse preferoni maskat e përgatitura në kushte shtëpie, provoni këtë të fundit: dy lugë uthull molle tretur në një filxhan me ujë dhe masazhoni rrënjët e flokëve pas larjes me shapo. Shpëlajeni mirë dhe më pas apikoni pak balsam vetëm në majat e flokëve.
Përdorni shampo për flokë të lyer
Megjithëse ngjyrat e errëta kanë një mundësi më të vogël zbehjeje, oksidimi është i pashmangshëm në sajë të ekspozimit të përditshëm të rrezeve të diellit dhe mineraleve të forta të pranishme në ujin e rubinetit. Mjafton të pardoni një shampo të pigmentuar, ose specifike për flokët e lyer dhe ngjyra do të ruhet e shndritshme për një kohë të gjatë.
Maskat në kushte shtëpie
Shkrini disa tableta xhelatinoze të vitaminës E dhe aplikoni direkt në rrënjët e flokëve disa pika vaj kastori, për të rritur qarkullimin e gjakut dhe nxitur ushqyerjen e flokëve në nivel qelizor.
Gjeni krëhërin e duhur (dhe përdorni atë si duhet)
Furçat natyrale janë më të mira se ato prej najloni, sepse ndihmojnë në shpërndarjen e njëtrajtshme të yndyrës në të gjithë gjatësinë e flokut. Kur laheni, gjithmonë filloni nga majat dhe ngadalë arrini deri tek rrënjët.
Përdorni produkte që mbrojnë flokët para se t’i drejtoni me pjastër apo të përdorni një tjetër mjet stilues të nxehtë.
Fakt: Flokët e drejtë reflektojnë më shumë dritë. Vetëm sigurohuni që të përdorni një pjastër me pllaka qeramike dhe lëvizeni në kalime të shpejta për të shmangur djegien e majave
Pak kontrast, disa fije të lyera bukur, mund të bëjnë që flokët tuaj të duken më të shkëlqyeshëm! Guxoni, por është mirë të qëndroni brenda nuancave tuaja, duke i hapur 2 deri në 3 hije të ngjyrës tuaj natyrale.