Duket se dhe ditët e ngrohta të dimrit morrën fund dhe temperaturat po bëhen më të ftohta. Eshtë momenti që të ndërroni plotësishr garderobën, por lajmi i mirë është se nuk keni pse i hiqni të gjitha. Moti i ftohtë është një kohë e mirë për të përdorur artikujt tuaj të preferuar komod, si pulovrat komode, xhaketat dhe madje edhe fustanet.
Po, ashtu është: ju mund të vishni fustane në dimër, ndaj mos nxitoni t’i paketoni.
Gjatë një interviste ekskluzive me InStyle, stilistja e famshme Cindy Conroy na siguroi se fustanet mund të bëjnë një veshje të mrekullueshme dimërore. “I vesh pothuajse 365 ditë në vit”, shton ajo.
Për sa i përket mënyrës sesi të vishni fustanet në dimër pa u dukur jashtë sezonit, ose më keq, të keni ftohtë– Conroy thotë se “gjithçka varet nga aksesorët e duhur”. Mendoni për veshjet e sipërme, këpucët dhe bizhuteritë.
Pesë stilistë kanë dhënë këshillat e tyre më të mira.