Përgatituni përl plazh, ja si të zbardhni njollat kafe të sqetullave me dy produkte nga kuzhina

Përdorimi i deodorantëve të gabuar, djersitja e tepërt, diabeti, çrregullimet hormonale dhe depilimi janë disa nga shkaktarët e shfaqjes së njollavaekafe në sqetulla, një nga zonat më delikate në trupin e njeriut. Ndonëse nuk përbëjnë një shqetësim serioz për shëndetin, ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’i zbehur, përpara se të vishni kanotiere apo rrobat e banjës. Për të nxitur zbardhjen e pjesëve të errëta të sqetullave, si fillim duhet të bëni një scrub dhe pastaj të aplikoni maskat e posaçme për rikthimin e ngjyrës natyrale.

Scrub për sqetullat

Në një filxhan kafeje përzieni së bashku 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë çaji vaj kokosi, derisa të formohet një pastë e trashë. Në vijim, aplikojeni në sqetulla dhe me lëvizje rrethore fërkojini lehtë për rreth 2-5 minuta. Pastaj shpëlahuni me ujë të vakët.

Pasi të keni përfunduar me scrub-in (pastrimin lokal), përgatituni për maskën zbardhuese. Në një tas përzieni së bashku 2 lugë gjelle vaj qiqrash, 1 lugë gjelle lëng të freskët limoni, 1 lugë gjelle qumësht dhe 2 lugë gjelle pluhur kurkume. Mandej, aplikojeni në sqetulla duke e lënë të veprojë rreth 15-20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira përsëriteni 2-3 herë në javë.

PATATE: E keni menduar ndonjëherë si një ushqim kaq i shijshëm sa patatja mund të ketë potencialin për të zbardhur lëkurën tuaj? Ajo përmban enzima të veçanta të njohura si katekolase që ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës . Zieni disa patate me madhësi mesatare, më pas shtypini derisa të formoni një pastë dhe më pas aplikojini në lëkurë në lëkurë. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lahuni me ujë të bollshëm.

KOSI: Kosi është një nga mjetet më efektive në trajtimin e njollave të errëta nën sqetulla. Ky nënprodukt i qumështit është i pasur me acid laktik dhe acid halfa hidroksid që ndihmojnë lëkurën të rikthejë tonalitetin e humbur. Mjafton të lyeni sqetullat çdo natë me pak kos dhe do të vini re ndryshime të jashtëzakonshme.