Nuk ju zë gjumi pa ngrënë darkë? Zgjidhni një nga këto 6 ushqime që të zgjoheni me disa kilogramë më pak

Gjithnjë është besuar se ngrënia e darkës pas orës 7 ngadalson metabolizmin, promovon akumulimin e yndyrës në zonën e barkut, e ndonëse këto gjarë janë të vërtetuara dhe nga ekspertët e shëndetit dhe dietologët ne ende vazhdojnë të hamë pa u shqetësuar pë orën.

Kaloritë e marra në mbrëmje rrisin mundësinë e shtimit në peshë shumë herë më shumë se sa kaloritë që merren gjatë orëve të ditës. Por nëse juve nuk mund t’ju zërë gjumi nga zhurma e stomakut tuaj, atëherë ngrihuni dhe hani diçka, por sigurohuni që të jetë nja nga ushqimet e mëposhtme pasi këto të fundit ju ndihmojnë të humbi peshë.

Një tas me drithëra është i lehtë për të tretur dhe ju jep më pak se 200 kalori. Shtoni pak qumësht për të stimuluar hormonin e triptofanit dhe proteina.

Kos pa yndyrë

Kosi mund të ndihmojë të qetësuar stomakun tuaj, kështu që ju nuk rrezikoni të zgjoheni me urth ose dispepsi .

Mish i bardhë gjel deti

Është i varfër në yndyrë, dhe i pasur në proteina të cilësisë së lartë.

Mollë me gjalp kikiriku

Mollët kanë shumë fibra dhe proteinat e gjalpit të kikirikut nuk do j’ua rëndojnë stomakun.

Karrota

Super-ushqyese dhe burim i mirë i vitaminave e mineraleve ushqyese.

Një banane

Jo vetëm që janë të pasura me fibra dhe triptofan, bananet janë të njohura gjithashtu për efektet kurative të sistemit tretës.