Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta. Të gjithë e njohin mirë ndjesinë që të jep një gotë me ujë të ftohtë gjatë një dite të nxehtë. Megjithatë, sipas te dhënave, pirja e ujit të ftohtë, sidomos pas ngrënies, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin.
Pirja e ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre. Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik
Marramendja
Kur metabolizmi has në vështirësi, trupi e ka të vështirë për t’u përshtatur me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.
Bllokimi i trurit
Rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike. Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena. Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pip për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë.
Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës. Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.
Ngadalësim i rrahjeve të zemrës
Disa studime shprehen se pirja e ujit të ftohtë stimulon disa nerva të cilët shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.
Më shumë etje
Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet. Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.