Nuk dini çfarë të hani për mëngjes? Horoskopi ju tregon ushqimin ideal sipas shenjës suaj

Secili ka zakonet e veta madje edhe për konsumimin e mëngjesit. Kafe, kek, qumësht, lëng portokalli, fruta të freskëta…, ka disa zgjedhje. Po cili ju përshtatet më shumë? Për fat të mirë edhe njëherë tjetër shenjat e horoskopit na vijnë në ndihmë.

Astrologjia mund të mos jetë shkencë ekzakte, por sigurisht që është një mënyrë e mirë për të na ndihmuar dhe për të na frymëzuar edhe kur nuk dimë çfarë të hamë sapo zgjohemi.

Dashi
Ëmbëlsirat dhe simotrat e tyre nuk janë të preferuarat e dashëve. Sipas Driytare.net, ata preferojnë më shumë një pjatë me fruta të freskëta për mëngjes.

Demi
Një molto e freskët është mëngjesi ideal për personat e shenjës së demit.

Binjakët
Me një jetë plot të papritura, binjakët preferojnë që në mëngjes të konsumojnë mini petulla të mbushura me djathë apo diçka tjetër.

Gaforrja
Një bukë sandwich-i e ndarë në mes dhe e lyer me pak krem djathi është mëngjesi ideal për gaforret.

Luani
Për luanët jeta është një spektakël i veçantë. Edhe për mëngjes ata duan diçka ndryshe, kështu që diçka e shijshme e përbërë nga buka, një fetë proshutë, bacon apo salmon , pak domate dhe vezë sipër, do ishte ideal. Francezët e quajnë ndryshe “Les Oeufs Bénédicte”.

Virgjëresha
Diskretë e të thjeshtë virgjëreshat duan një mëngjes të letë. Pak djathë i bardhë kremoz shoqëruar me disa fruta të kuqe do ishte ideali.

Peshorja
Edhe në mëngjes peshoret duan të shohin diçka të bukur në pamjen e jashtme. Waffles të mbushura me krem apo fruta janë idealët për ta.

Akrepi
Intensivë, pasionantë e vullkanikë, për akrepat përshtatet më shumë një tacos pikante për mëngjes. Kështu edhe dita do fillojë “caliente”.

Shigjetari
Mëngjesi ideal për personat e kësaj shenjë është një tas me drithëra dhe qumësht.

Bricjapi
Klasikë, por me neps, bricjapëve ju përshtaten shumë krepat për mëngjes. Me reçel, çokokrem, krem apo sheqer, zgjedhja mbetet në dorën e tyre.

Ujori
.Pancakes janë idealët për t’u konsumuar në mëngjes nga ujorët. Ky version anglosakson i krepave, mund të konsumohet më së miri me mjaltë apo me reçel.

Peshqit
.Diçka me krem ju përshtatet peshqve. E pse jo një Donuts? I butë, i ëmbël dhe me pak krem sipër, do ishte ideal për mëngjesin.


Shtuar 18.07.2022 09:18