Teologu Miron Cako ka folur për ritet dhe mitet e festave të fundvitit. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai i ka hedhur poshtë të gjitha, duke thënë se janë thjesht mashtrime.
Më poshtë, Cako ka zbuluar si qendrojnë të vërtetat:
Thyerja e gotave dhe pjatave përpara shtëpisë së fqinjit sjellë fat
“Kemi ndotje akustike. Po të ishte që të zgjidheshin gjërat kaq shpejt me thyerje pjatash, lum ne që do e kishim kaq të lehtë për të larguar të keqen dhe sjellë të mirën. Nuk janë kështu gjërat. Djalli e ka fuqinë te mëkati, gjithçka është shkak në pasojë të mëkatit që ke bërë. Bëre mirë do të vijë mirë”, tha teologu.
Mbushni xhepat me monedha
“Paraja në vetvete nuk është asgjë. Në qoftë se ti punon ndershëm dhe ke para do jetosh mirë. Në qoftë se ti nuk punon, nuk do jetosh mirë. Po vodhe, do të dali vend tjetër. Nuk e gëzon. Paraja ka fuqinë e të mashtruarit”, u shpreh ai.
Në datën 1 janar personi i parë që duhet të hyjë në shtëpi, duhet të jetë djalë
“Kjo qendron deri diku se ne mbartim energji, nuk prodhojmë energji sikur të jemi hidrocentral. Normalisht, që ne kur kemi njerëz që janë ngatërrestar, mirë është që të mos kesh shoqëri me ta, por jo që varet viti nga ata”, tha Cako.