Kur temperatura e trupit rritet mbi normalen, pra 36,5 gradë, do të thotë se pacienti është i infektuar ose ka një çekuilibër në trup. Bakteret, viruset a mikroorganizma të tjerë, janë duke u përpjekur për të gjetur terren. Temperatura e lartë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë ftohja, gripi apo sëmundjet ngjitëse.
Ethet nuk janë në vetvete një sëmundje, por thjesht një simptomë se diçka po ndodh brenda trupit. Por në qoftë se temperatura është shumë e lartë, mund të përdorni disa produkte të thjeshta në kushtet e shtëpisë për t’a ulur, vetëm se në rastet e bebeve nën 3 muajshe duhet të konsultoheni me mjekun.
Këto janë të gjitha mënyra të provuara që mund të ulin ethet e fëmijës suaj në disa minuta.
Patate në çorapet e fëmijës.
Lani një patate, qërojeni në feta dhe futeni brenda në çorapet e fëmijës dhe më pas vishjani.
Një napë me lëng limoni mund t’ia vendosni fëmijës dhe në ball.
Vendosni këmbët në ujë me uthull dhe mbajini për rreth 10 minuta.
Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve; shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çaj për të ulur temperaturën.
Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta.