Nëse s’doni të vuani gjatë depilimit me dyll, ndiqni këto truke!

Depilimi me dyll që është një proces i dhimbshëm, por fatmirësisht ekzistojnë disa truke që mund t’ju ndihmojnë ta minimizoni dhimbjen. Edhe pse mund t`ju duket e pabesueshme, procesi para depilimit është edhe më i rëndësishëm se kujdesi apo trajtimi që bëni pas tij. Lëkura duhet të parapërgatitet dhe për ta bërë këtë duhet të keni parasysh disa gjëra.

Sigurohuni që qimet janë rritur mjaftueshëm

Gjatësia perfekte e qimeve para se t’i depiloni me dyll është sa një kokërr orizi ose gruri. Nëse janë më të gjata mund t’i prisni, por sigurohuni të mos i prisni më shumë nga sa duhet.

Para se të filloni hidratohuni dhe bëni scrub

Këshillohet që ta hidratoni dhe t’i bëni scrub zonës që do të depiloni, pasi qimet dhe lëkura e thatë e bëjnë më të lehtë këputjen e tyre gjatë heqjes.

Nëse nuk keni tolerancë të dhimbjes që shkakton depilimi, merrni qetësues

Nëse procesi i depilimit ju shkakton shumë dhimbje, mund të pini qetësues dy orë para se të depiloheni.

Shmangni konsumimin e kafeinës, të paktën dy orë para depilimit

Kafeina i bën nervat më të ndjeshëm dhe shton rrahjet e zemrës, kështu që bëni mirë ta shmangni nëse doni të minimizoni dhimbjet.

Aplikoni një krem mpirës

Në zonën ku do depiloheni mund të aplikoni një krem mpirës, zakonisht këta kremëra përmbajnë lidocaine.


Shtuar 13.03.2021 13:12