Në çfarë moshe njerëzit fillojnë të “acarohen” me profesionin e tyre?

Kompania e burimeve njerëzore Robert Half UK anketoi një kampion prej më shumë se 2,000 personash për të zbuluar se në cilën moshë njerëzit fillojnë të frustohen me punën e tyre.

Sipas gjetjeve, një në gjashtë britanikë mbi 35 vjeç është i frustruar me profesionin e tij.

Faktorë të ndryshëm kontribuojnë në këtë, si ankthi, zhgënjimi për të mos arritur atë që shpresonin dhe dëshira për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tyre.

1/3 e punonjësve mbi 35 vjeç deklaruan se përjetojnë stres të përditshëm në punë, në krahasim me 1/4 e të punësuarve nga mosha 18 deri në 35 vjeç.

Profesori dhe studiuesi i Shkollës së Biznesit të Mançesterit, Cary Cooper, argumenton se bërja e miqve në mjedisin tuaj të punës dhe kalimi i kohës me ta jashtë punës dhe fillimi i projektit tuaj mund t’ju ndihmojë të rifitoni kreativitetin dhe përqendrimin tuaj.

Nga ana tjetër, është inkurajues fakti që punonjësit mbi 35 vjeç deklaruan se mendonin se po shfrytëzonin maksimalisht potencialin e tyre dhe se kishin më shumë liri dhe ndikim, në krahasim me moshat më të reja./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 15:58