Mos e hidhni! Studimi që tregon si të befasoheni nga uji i vezëve të ziera

Kur të zieni vezët në vazhdim, kini parasysh të mos e hidhni ujin e mbetur prej tyre. Ju mund ta përdorni atë për bimët tuaja.
Dihet gjerësisht se bimët e duan dhe kanë nëvoj për kalçium. Dhe pikërisht ky kalçium gjendet në ujin e vezëve të ziera. Por pse është i rëndësishëm kalciumi tek bimët?

Një tokë neutrale, e cila ka një vlerë të pH (fuqia e jonit në hidrogjen) midis 6.0 dhe 6.5, ofron për bimët një mjedis ideal për marrjen e lëndëve ushqyese që janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim.

Përveç kësaj, kalciumi i forcon bimët. Andaj në vend se ta derdhni ujin e vezëve të ziera përdoreni atë për tu dhënë vlera ushqyese bimëve.


Shtuar 14.02.2022 10:32