Mjeku popullor i tregon vajzave dhe grave sekretin: Si të hiqni shumë shpejt kilet e tepërta me këtë përzierje

Ka shumë mënyra për të humbur peshë shpejt, por gjëja më e rëndësishme është vendosmëria juaj për të kontrolluar vetveten kur jeni i/e uritur. Gjithashtu, nuk duhet të peshoheni çdo ditë, pasi ndryshimi nuk duket direkt 30 minuta pasi keni bërë ushtrime fizike, apo një ditë më pas. Mund të peshoheni një herë në javë.

Si ndodh dobësimi?

Nëse arrini të kuptoni sesi ndodh dobësimi në organizëm, atëherë mund të kuptoni që ky është një proces që duhet të ndodhë ngadalë për një periudhë të caktuar, pasi nuk mund të arrihet që brenda një jave të biem në peshë 3 kilogramë.

Gjithashtu, dobësimi duhet të bëhet gradualisht; mosngrënia për kohë të gjatë e dëmton organizmin, megjithëse ju mund të ndjeni vetëm dobësi fizike, dëmtimi që shkaktohet mund të shfaqet pas disa muajsh apo edhe vitesh.

Procesi i dobësimit quhet ndryshe procesi i ketozës. Ky proces aktivizohet në organizëm kur trupi ka nevojë për energji dhe nuk është duke e marrë këtë energji nga ushqimet, pra është në një periudhë me mungesë ushqimi.

Çdo gjë që ne hamë kthehet në glukozë, në sheqer në organizëm dhe pastaj përdoret si energji. Kur sheqeri mungon, vihet në punë ketogjeneza, procesi i tretjes së yndyrave, i cili ndodh në mëlçi.

Gjatë dobësimit duhet të kujdesemi në pastrimin e mëlçisë, tëmthit dhe veshkave. Tëmthi fillon të krijojë gurë dhe llumë nëse dobësimi ndodh shumë shpejt, pasi çlirohen shumë qeliza kolesteroli në gjak dhe formojnë gurët.

Gjithashtu, në veshka fillon të sekretohet shumë acid urik nga reaksionet kimike që ndodhin në organizëm, prandaj duhet bërë shpëlarje e veshkave çdo ditë. Gjatë dobësimit pH e gjakut kthehet në acid. Të gjitha këto faktorë mund të jenë të dëmshëm nëse nuk dobësohemi në mënyrë të kontrolluar e të ngadaltë.

Trajtimi me bimë mjekësore

Për t’u dobësuar më shpejt duhet të konsumoni 3 vakte kryesore dhe 2 vakte të ndërmjetme. Mëngjesi duhet të jetë vakti më i madh, sepse në mëngjes trupi mund të prodhojë të gjitha enzimat tretëse shumë shpejt, është më aktiv dhe gati për të filluar ditën.

Në mëngjes mund të konsumoni këtë përzierje: në një pjatë shtohet 1 gotë kos; 1 lugë kafe vaj lini; 1 lugë gjelle me fara chia; 1 lugë kafe me kanellë; 1 lugë kafe me xhinxher si dhe 1 lugë kafe me mjaltë. Lihet të zbutet 5-10 minuta dhe konsumohet si mëngjes.

Vakti i fundit duhet të jetë në orën 7 pasdite. Pas kësaj kohe mund të pini çaj ose të konsumoni ndonjë frut nëse keni shumë uri, por nuk duhet të hani ushqime të tjera.

Këshillohet të ndërprisni tërësisht ëmbëlsirat, al.ko.lin, sheqerin minimizojeni në ½ lugë kafe në ditë (përfshirë këtu edhe sheqer në kafe/çaj); brumërat si makarona, buka e bardhë, biskotat e gatshme, ushqimet e skuqura, ushqimet e paketuara që përmbajnë konservantë, fryrës e kimikate të tjera. Hapi tjetër për t’u dobësuar është lëvizja.

Është e rëndësishme të bëni një jetë aktive. Edhe pse ambienti i punës mund t’ju privojë, duhet të paktën 3 herë në javë të bëni 1 orë ecje. Mungesa e lëvizjes dobëson muskujt e trupit të cilët bëhen të butë.

Konsumimi i ujit duhet të jetë 1.5-2 litra ujë në ditë. Këtu përfshihen edhe çaji apo lëngjet e frutave. Nuk duhet të konsumoni lëngje me gaz gjatë kësaj periudhe, pasi ato përmbajnë shumë sheqer.

Mund të përdorni kafe, pasi përmban acidin klorogjenik që ndihmon në shkrirjen e yndyrave nën lëkurë. Ushqimet që mund të përdorni janë mishi, veza, kosi, suprat e ndryshme, etj.


Shtuar 19.02.2022 16:11