Kanceri është fjala që ngjall më shumë frikë sapo e dëgjon. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, rreth 1,685,210 raste të reja me kancer diagnostikohen çdo ditë në SHBA. Ndërkohë që të gjithë jemi të rrezikuar të prekemi nga kanceri gjatë jetës sonë, ka lloje të caktuara kanceri që prekin më shumë femrat.
• Kanceri i gjirit
Siç mund ta dini, kanceri i gjirit është ai që prek më shumë femrat. Sipas Everyday Health, kanceri i gjirit zë 26% të gjithë llojeve të kancerit që prekin femrat çdo vit. Gjasat për kancer të gjirit janë më të larta tek shtetet në zhvillim, për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe konsumimit të alkoolit. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbi 240 mijë raste të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit dhe 40 mijë prej tyre vdesin nga sëmundja, duke u bërë kështu shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri tek femrat.
• Kanceri i mushkërisë
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i mushkërisë është lloji i dytë më i përhapur i kancerit dhe shkaktari kryesor i vdekjeve tek femrat. Kjo sëmundje vret më shumë se 100 mijë femra çdo vit. Pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri. Ky lloj kanceri është më i përhapur tek gratë në ngjyrë të bardhë se ato të racave të tjera.
• Kanceri i mitrës
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 60 mijë raste të reja janë diagnostikuar me këtë lloj kanceri vetëm gjatë vitit 2016. Ky lloj kanceri prek organet riprodhuese të femrës dhe është më i përhapur tek femrat që e kanë kaluar periudhën e menopauzës. Simptoma më e zakonshme e tij është gjakderdhje e pazakontë vaginale. Për fat të mirë, ai mund të trajtohet shumë lehtë nëse kapet në faza të hershme.